Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Shoferi i kamionit ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në anën e kundërt të rrogës dhe si pasojë ka goditur katër automjete.
Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha njofton se nga aksidenti janë lënduar rëndë dy persona dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Gjithashtu policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.








