Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez në një deklaratë ka shpllaur masa të forta kundër Izraelit për luftën në Gaza.
Sanchez ka akuzuar qeverinë e Benjamin Netanyahut për “shfarosje të një populli të pambrojtur” përmes bombardimeve mbi spitale dhe “vrasjes së fëmijëve të pafajshëm nga uria”. Ai theksoi se qeveria spanjolle nuk do të mbështesë të drejtat e Izraelit.
“Të mbrosh vendin tënd është një gjë, por të bombardosh spitale dhe të vrasësh fëmijë të pafajshëm nga uria është diçka krejt tjetër,” tha Sánchez.
Ai tregoi edhe masat që janë shpallur nga qeveria spanjolle. Ato janë:
Ligj që formalizon ndalimin ekzistues (de facto) të shitblerjeve të pajisjeve ushtarake me Izraelin.
Ndalim të përdorimit të porteve dhe hapësirës ajrore spanjolle për transport të karburantit apo armëve drejt ushtrisë izraelite.
Ndalim hyrjeje në Spanjë për ata që konsiderohen “të përfshirë drejtpërdrejt në gjenocid”.









