-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Balla ironizon opozitën: Votat tuaja janë zhdukur si personat në kërkim

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar opozitën gjatë seancës parlamentare, pas kërkesës për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Balla ka theksuar se procesi i votimit do të ishte i fshehtë dhe ka aluduar për mungesën e mbështetjes të opozitës për këtë kërkesë, duke përdorur një fjalor satirik ndaj veprimeve të tyre.

“Zoti Këlliçi dhe të nderuar anëtarë, neni 114 pika 4 i Rregullores sqaron se votohet kërkesa, ndërsa raportet janë vetëm shoqëruese. Sipas nenit 60 pika 1, votimi bëhet i fshehtë, prandaj është e rëndësishme të dini ku janë dërguar votat tuaja. Nuk kanë ardhur nga ne, por nuk dihet ku janë zhdukur, si personat në kërkim. Më vjen keq për ju, por keni humbur 26 vota nga nismëtarët. Po të vini edhe një herë tjetër, nuk dihet si do të dilni,” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit