-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaferri: Mugabe i Surrelit, sot kërkoi vëmendje krah ekselentëve

Kryesoret

Pas takimit të sotëm të Edi Ramës me studentët ekselent që kanë përfunduar gjimnazin pa asnjë 9, teksa u ka shpërndarë edhe “Medaljet e Arta”, pas kësaj ka reaguar deputeti i PD së Besart Xhaferri.

Reagimi i Xhaferrit

Sot Robert Mugabe i Surrelit uroi ekselentët, por heshti për raportet e PISA-s dhe vrasjet në dyert e shkollave!

Sot Kryeministri Edi Rama mblodhi nxënësit ekselentë, pasi, si një hajdut mediokër, kërkon të vjedhë vëmendje falë meritës së këtyre të rinjve të jashtëzakonshëm që kanë zgjedhur të derdhin djersë mbi libra, ndryshe nga modelet që u ofron Rilindja.

Ai sot heshti për 254 mijë nxënës dhe studentë që mungojnë në auditore për shkak të eksodit biblik të shqiptarëve.

Para tyre nuk kërkoi asnjë ndjesë për faktin se nxënësit shqiptarë, në testet e PISA-s, falë kësaj qeverie, renditen krah Palestinës së rrënuar nga lufta.

Kryeministri heshti edhe për hanxharët dhe thikat në shkolla, ku vetëm muajin e fundit kemi një nxënës të vrarë dhe katër të plagosur në Durrës, Shkodër dhe Sarandë, nga konfliktet me thika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit