-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Sukth, banorët: Do vazhdojmë me protestat, qeveria të mari masat

Kryesoret

Banorët e fshatit Sukth dolën në protestë këtë të premte për t’u shprehur ndaj situatës së rënduar nga përmbytjet e përsëritura që kanë prekur zonën e tyre.

Ata ngritën shqetësime të forta për mungesën e mbështetjes nga institucionet shtetërore, duke theksuar se, edhe pse problemi i përmbytjeve është njohur prej vitesh, ende nuk janë marrë masa konkrete për ta adresuar atë.

Qytetarët kërkojnë që të bëhen ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese, pasi ato janë të papastruara dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e komunitetit. Nëse nuk ndërmerren veprime, ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit