Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Blue Punisher”, duke arrestuar E. L. (42 vjeç) dhe B. L. (59 vjeç), banues në Tiranë, të akuzuar për përgatitjen dhe shitjen e lëndës narkotike ekstazi (MDMA).
Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestruan 2200 tableta ekstazi, të cilat ata kishin përgatitur në banesën e tyre për t’i shitur në lokalet e natës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









