Ditën e sotme është zhvillluar mbledhja e Komisionit Parlamnetar të Reformës Territoriale.
Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i këtij komisioni tha se është koha që të nisë puna.
PD i është bashkuar tryezës së bisedimeve, por bashkëkryetari Luçiano Boçi u shpreh se marrëdhënia mes mazhorancës he opozitës nuk është e mirë në Kuvend, dhe sipas tij kjo për shkak të sjelljes së PS me PD.
“Mos bëjmë rolin e atij që mbyll sytë dhe veshët. Marrëdhëniet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës. Ne duam të biem dakort. Nëse nuk ka produkt konsensual, atëherë është mungesë e gatishmërisë për të pranuar variantet, kjo është kërkesa ime”, tha Boçi.









