Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shprehur qëndrimin e tij të fortë kundër luftës në Iran dhe ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një “gabim shumë të madh.”
Ai ka theksuar se Spanja është kundër çdo lloj përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës dhe është solidarizuar me vendet e Bashkimit Evropian që janë prekur nga ky konflikt.
“Kjo luftë në Iran është, sipas mendimit tim dhe sipas qëndrimit të Spanjës, një gabim shumë i madh”, deklaroi Sánchez, duke shtuar se ndërhyrja e SHBA-së është “e paligjshme.” Ai theksoi gjithashtu se Spanja është e gatshme të ofrojë ndihmë për vendet që janë viktima të këtij konflikti, siç është Qipro, duke ruajtur një qëndrim të fortë kundër luftës.









