Në kuadër të goditjeve ndaj aktiviteteve kriminale, Policia e Vlorës ka arrestuar A.C., 35 vjeç, banues në Vlorë, pas një kontrolli në banesën e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar 158 fishekë luftarakë dhe një kallëp lënde plasëse, dyshuar si tritol.
Këto objekte të paligjshme ishin të mbajtura pa leje. A.C. u arrestua për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









