-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni dështon në referendum, italianët kundër ‘reformës në drejtësi’

Kryesoret

U mbyllën votimet për referendumin konfirmues kushtetues (referendum konfirmativ) mbi ligjin që parashikon ‘Rregulla mbi organizimin gjyqësor dhe krijimin e Gjykatës Disiplinore’.

Sipas të dhënave zyrtare të pjesëmarrjes, ‘boom’ i pjesëmarrjes është regjistruar në mbarë vendin, me një përqindje përfundimtare që arrin rreth 58,9% të zgjedhësve. Në orën 23 të ditës së mëparshme kishte votuar 46,07% e zgjedhësve, duke përfaqësuar një pjesëmarrje të lartë dhe të konsideruar rekord.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, të drejtën e votës e kishin 51.424.729 qytetarë, prej të cilëve 5.477.619 jashtë vendit.

Gjatë numërimit të votave, me rezultatet dhe projeksionet e para të publikuara, përfshirë ato të analizuara nga YouTrend për Sky TG24, rezulton se ka fituar opsioni ‘JO’, duke marrë shumicën e votave kundër ndryshimeve të propozuara.

Analizat dhe mbulimi i procesit zgjedhor janë ndjekur në kohë reale nga media si Sky TG24, me programe speciale që kanë ofruar përditësime mbi pjesëmarrjen, rezultatet dhe reagimet politike.

Rezultati përfundimtar konfirmon një pjesëmarrje të lartë dhe një orientim të qartë të votuesve drejt refuzimit të reformës kushtetuese të propozuar./ Alba Kepi-SyriTv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit