-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Tiranë/ Qytetarët: Mos u dorëzoni, u erdhi fundi!

Kryesoret

Edhe këtë të martë mijëra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në bulevard para Kryeministrisë në ditën e 10 të protestës masive mbarëkombëtare për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Një qytetar në fjalën e tij është shprehur se jemi këtu për ti dhënë fund këtij tranzicioni me thirrjet: “Qeveri tranzitore, mos u dorëzoni, u erdhi fundi, Rama në burg, Berisha në burg”.

“Ne protestojmë me gjenerator sepse nuk na japin dritat, për ne tregon se sa të fuqishëm jemi, për ata se sa frikë kanë. Ky është momenti i parë historik që shqiptarët treguan se nuk nëpërkëmben nga askush. Sot fytyra evropiane e Shqipërisë është kjo protestë. Shqiptarët tani janë kthyer se ju jeni shpresa e atyre”, shprehen qytetarët.

Ndërkohë një qytetar tjetër i ardhur nga Austria tha se banorëve të fshatrave po u merren burimet natyrore si uji dhe toka, për t/ju dhënë oligarkëve të lidhur me këtë qeveri.

Protestuesit: Nga Zvërneci deri në Rrjoll, sot Shqipëria po thotë boll!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit