Edhe këtë të enjte nuk kanë munguar debatet e ashpra dhe tensione gjatë seancës plenare në Kuvend.
Deputetët demokratë janë ngritur dhe kanë bllokuar sërish foltoren duke mos lejuar zhvillimin e diskutimeve, të cilët janë shprehur se nuk do të lejojmë zhvillimin e debatit pa u zbatuar rregullisht rendi i ditës.
Ata kanë bllokuar foltoren teksa kryetari Peleshi i ka dhënë fjalën Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha për të diskutuar për çështjen e integrimit në BE.
Ndërkohë kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për gati 1 orë, si dhe i ka tërhequr vëmendje deputetit demokrat Klevis Balliut për fjalorin fyes.









