Deputeti demokrat Flamur Noka konfirmon zyrtarisht se grupi i drejtuar nga Sali Berisha do të dalë me kandidatët e tij në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit në 6 mars.
Ai shprehet se nuk do të ketë asnjë negocim me Lulzim Bashën, duke e cilësuar njeri të shitur te Edi Rama.
“Negocimi për kandidatët me Lulzim Bravën është negociatë me Edi Ramën.
Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit do të dalë me kandidatë në të 6 Bashkitë dhe nuk do të ketë asnjë negociatë me Lulzim Bavën” u shpreh ndër të tjera Flamur Noka.
E ndërsa me Bashën rrugët janë të ndara, nuk dihet nëse grupi i Berishës do të bashkëpunojë me ndonjë nga aleatët e vjetër të PD-së, apo LSI-në.
Në 6 mars zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnje.
/5pyetjet.al