-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Basha brenda inceneratorëve”, Berisha: Gugallja dhe Zoto u fshehën në Lushnje

Kryesoret

Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë fshehur në Lushnje”. Dy ditë më parë pronarët e inceneratorëve u shpallën në kërkim ndërkombëtar, por sot nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha denoncoi se ishin fshehur në Lushnje. Në fjalën e tij në Kuvend, ish-kryeministri përpos Edi Ramës, akuzoi se i përfshirë me të dyja këmbët është edhe Lulzim Basha.

“E dëgjuat maskaradën për komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha. Basha dhe Rama janë të zhytur. Në këtë krah (nga PD) janë 298 denoncime që të gjitha, të gjitha mbetën në heshtje, pasi Lulzim Brava i implikuar në këtë aferë, vetëm në fund lejoi të publikohen 2-3 deklarata nga PD.

A e dini që e kanë mbajtur të Lushnje, të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallian, dhe i kërcënonte. Kjo aferë duhet të hetohet. Natyrisht, kushti i parë, nga deputetët që nuk kanë asnjë lidhje.

Ku është ai Arben Ahmetaj? Nuk është këtu, me siguri është duke vjedhur. Komisioni për inceneratorët ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët, sepse në hetim do të dilte si krah i zhytur me Ramën me në krye, Lal plehun, “Terri” (Lefter Koka) është vetëm hajdut i dobishëm, u gjet që të vidhte për ata. Paratë i ka vetëm ministri i Financave dhe kryeministri. Brava (Lulzim Basha) është me të dyja këmbët, cfarë janë udhëtimet e tij me Zoton, pse nuk i lejonte denoncimet nga aktivistët e PD-së?” tha Berisha.

“Zoti Berisha mbaroi koha” i kujtoi kryetarja e Kuvendit duke i kërkuar që të lironte foltoren e Kuvendit, por ish-kryeministri iu përgjigj “Mbaron koha, prandaj dalin e flenë njerëzit në rrugë dhe sokaqe, sepse pafytyrësia ka arritur kulmin” duke mbyllur fjalën.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit