Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet në zonën e “Brrylit”.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.