-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Jam gati të bëhem kryeministër i Malit të Zi

Kryesoret

Javën e kaluar në Mal të Zi u shkarkua qeveria e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiç, por nuk është shpërndarë parlamenti. Ndaj po kërkohen alternativa për krijimin e një qeverie të re, përfshirë dhe një kabinet me në krye Dritan Abazoviç.  

“Unë do të doja që Mali i Zi të krijonte qeverinë e 43-të pavarësisht se sa do të zgjasë dhe cila do të ishte axhenda e saj. Do të doja të bënte diçka për të reduktuar polarizimin e shoqërisë malazeze dhe për të përmirësuar rrugën drejt BE-së, tha Dritan Abazoviç.

Ai deklaron se nëse ndryshojnë rrethanat dhe nëse është vullneti i shumicës së deputetëve, ai është i gatshëm të jetë kryeministër.

“Nuk është e lehtë të jesh kryeministër në këto rrethana, kryeministër bëhesh pas zgjedhjeve dhe për këtë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe më shumë se të gjithë kritikët që do ta kritikonin këtë propozim. Megjithatë ndonjëherë në politikë zgjidhjet kalimtare janë zgjidhje historike”, ka saktësuar Dritan Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit