-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamje nga Ferizaj, supermarketit bëhet shkrumb e hi

Kryesoret

Zjarri i madh e ka kapluar një nga supermaketet në qytetin e Ferizajt, raporton Gazeta Express.

Pak minuta pas mesnate, në një objekt të madh në Ferizaj ka shpërthyer zjarri.

Zjarri ishte mjaft i madh, por sipas drejtorit të Policisë të Rajonit të Ferizajt, Basri Shabani, është arritur të lokalizohet.

Rrezikohej përfshirja nga zjarri edhe e një pompe të derivateve që gjendet në afërsi.

Nga Policia është thënë se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ekipe të shumta të zjarrfikësve kanë rrethuar gjithë pjesën në përpjekje për ta fikur zjarrin dhe gati se e kanë lokalizuar atë.

“Rreth orës 00:10 në qendër të komunikimit na ka ardhur informacioni se Viva Fresh Store është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, duke njoftuar zjarrfikësit. Zjarrfikësit janë afër në distancë dhe menjëherë i janë përgjigjur rastit. Zjarri ka qenë i madh, pasojat janë të konsiderueshme. Por, fatmirësisht nuk ka persona të konfirmuar të lënduar. Për momentin nuk ka ndonjë rrezik. Zjarrfikësit janë fokusuar në pjesën ku është pompa e derivateve. Fatmirësisht zjarri thuajse është lokalizuar tashmë”, ka thënë Shabani për KOHËN.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit