Pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, që firmosi dekretin me të cilin njeh republikat separatiste ukrainase të Donjetskut dhe Luhanskut,
Reagim i fortë vjen edhe nga kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili dënon aktin që sipas tij” minon tentativat e zgjidhjes së konfliktit dhe shkon ndesh marrëveshjes së Minskut. NATO mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës”, shkruan Stoltenberg duke shtuar se është e domosdoshme që Moska të ndalojë nxitjen e konfliktit dhe të zgjedhë diplomacinë.
Ndërkohë, në Donjetsk, videot në rrjetet sociale tregojnë festën dhe fishekzjarrët e popullsisë pro ruse. “Nuk e besoj ende, nuk kam fjalë”, thotë njëri prej tyre, duke treguar festimet.