-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është sistemi “SWIFT”, që SHBA po trondit Rusinë?

Kryesoret

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë marrë në konsideratë atë që disa e quajnë “opsioni bërthamor”, i heqjes së Rusisë nga  SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën, pas pushtimit të Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se heqja e Rusisë nga SWIFT nuk është drejtimi në të cilin dëshiron të shkojë pjesa tjetër e Evropës në këtë moment, por vuri në dukje se nxjerrja e kombit rus nga rrjeti është “gjithmonë një opsion”.

“Sanksionet që ne kemi propozuar për të gjitha bankat e tyre janë me pasoja të njëjta, ndoshta më shumë se SWIFT”, tha Biden, duke iu referuar  raundit të fundit të sanksioneve.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba të enjten i kërkoi Perëndimit të ndalojë Rusinë nga SWIFT në një postim në Twitter. Më herët të enjten, CNN raportoi se BE-ja ishte e pavendosur nëse do ta heqë Rusinë nga SWIFT dhe se vendet e BE-së ishin të ndara lidhur me vendimin.

Por  çfarë është SWIFT dhe  çfarë mund të thotë për Rusinë?

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Pa asnjë alternativë tjetër të pranuar globalisht, është një sistem kyç, thelbësor për financat globale.

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj – veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës dhe gazit në dollarë amerikanë.

SWIFT është me bazë në Belgjikë dhe drejtohet nga një bord i përbërë nga 25 persona, duke përfshirë Eddie Astanin, kryetar i bordit drejtues. SWIFT, i cili e përshkruan veten si një “shërbim neutral”, është inkorporuar sipas ligjit belg dhe duhet të jetë në përputhje me rregulloret e BE-së.

Çfarë ndodh nëse Rusia largohet?

Ka precedent për heqjen e një vendi nga SWIFT. SWIFT shkëputi bankat iraniane në vitin 2012 pasi ato u sanksionuan nga Bashkimi Evropian për programin bërthamor të vendit. Irani humbi pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga eksporti i naftës dhe 30% të tregtisë së jashtme pas shkëputjes.

“SWIFT është një kooperativë globale neutrale e krijuar dhe operuar për përfitimin kolektiv të komunitetit të saj” tha organizata në një deklaratë në janar. “Çdo vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve ose subjekteve individuale varet vetëm nga organet kompetente qeveritare dhe ligjvënësit në fuqi” shtoi ai.

Nuk është e qartë se sa mbështetje ka në mesin e aleatëve të SHBA për të ndërmarrë veprime të ngjashme kundër Rusisë. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë për të humbur më shumë nëse Rusia shkëputet, sepse bankat e tyre janë përdoruesit më të shpeshtë të SWIFT për të komunikuar me bankat ruse.

Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar huadhënësit me ekspozim të konsiderueshëm ndaj Rusisë që të përgatiten për sanksione kundër Moskës, sipas  Financial Times. Zyrtarët e BQE-së kanë pyetur gjithashtu bankat se si do t’i përgjigjeshin skenarëve, duke përfshirë një lëvizje për të parandaluar hyrjen e bankave ruse në SWIFT.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit