-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po erdhi lufta u mbyll filmi”, Rama: Bunkerët e shokut Enver i privatizoi Saliu

Kryesoret

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh i bindur sonte se Shqipëria nuk do të preket nga lufta që ka nisur në Ukrainë. Ai tha se vendi ynë është pjesë e NATO-s, por nuk dha garanci për rritjen e çmimeve, pasi Shqipëria furnizohet me grurë nga Rusia dhe Ukraina. Një kunj e kishte edhe Berishën kur i përmendën strehimin në bunkerët e ndërtuar nga Enver Hoxha.

“Çmimet vazhdojnë të rriten sepse disa nga mallrat esencialë, që vinin nga Rusia dhe Ukraina si gruri nuk janë më në disponim sikur ishin, jo se do të mungojë, se ka edhe një lloj paniku në disa vende “hajt të shkojmë të marrim ushqime se do të fillojë lufta”. Por nuk funksionon kështu.

Ditën që lufta vjen në Shqipëri, dmth është mbyllur filmi ynë si botë. Jemi në zemër të luftës së tretë botërore dhe pastaj aty… por jemi shumë shumë shumë larg kësaj imagjinate, shpresoj dhe besoj. Ne jemi në NATO që funksionon në parimin, “u prek njëri, janë prekur të gjithë”. Ukraina nuk është në aleancë.

Lufta bëhet se NATO kërkon të futet Ukraina dhe Rusia thotë kurrë dhe prandaj NATO nuk ndërhyn dot atje, por në cdo vend tjetër, një cm të preket, aty i është hapur luftë Anglisë, Amerikës dhe kujdo. Këtë e kam për ata që më shkruajnë “pastroni vendstrehimet e shokut Enver”, që përveç të tjerash i ka privatizuar Saliu” tha ai.

Për Edi Ramën lufta politike për “Ballkanin e Hapur” bëhet për totalisht për vota. Sipas tij, rezoluta e kërkuar nga Sali Berisha tenton që t’i përdorë njerëzit si “mish për top”. Kryeministri u shpreh se Ukraina, krah së cilës janë të gjithë shqiptarët, nuk e ka njohur Kosovën, madje në ’99 ishte në një vijë me Rusinë.

“Po e përdornin popullin si “mish për top”, për politikë. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën. Nuk e ka mbështetur Kosovën në kohën e luftës. Ukraina ka qenë asokohe, në një vijë me Rusinë. Sot jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe të Kosovës janë në solidaritet të plotë me Ukrainën.

Kjo do të thotë, që superioriteti moral në këtë rast në raport me të kaluarën është në anën e shqiptarëve të Kosovës, pra e kanë superuar të kaluarën e tyre në raport me Ukrainën dhe sot e shikojnë si veten e tyre asokohe” tha Rama.

Për Ballkanin e Hapur shprehu vendosmëri duke mos u tërhequr edhe pse Serbia nuk iu bashkua Perëndimit për sanksionet kundër Rusisë.

“Pas ngjarjeve që po ndodhin dhe flasin, a thua që ne që kemi marrë këtë nismë nuk e kemi ditur, se çfarë është Rusia dhe cilat janë lidhjet me Serbinë?

Dhe a thua që “Ballkani i Hapur” është lidhja e dikurshme e miqësisë shqiptaro-kineze. Por Ballkani i Hapur, edhe dje edhe sot lehtëson njerëzit që zhvillonin aktivitet në këtë Ballkan.

Nuk po ndryshojmë trajektoren e politikës së jashtme, ndaj asnjërit prej fqinjëve, apo në raport me aleancat që ka njëri apo tjetri, por po përmirësojmë kushtet e veprimtarisë ekonomike të njerëzve” tha Rama.

Për miqësinë serbo-ruse kishte këtë koment. “Ti çojmë gjërat përpara me paqe, jo se jemi naivë, as se nuk e kuptojmë cfarë sjellin miqësitë e rrezikshme siç është një miqësi me një vend, që është futur në një hulli shumë të rrezikshme për veten dhe botën” tha ai.  

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit