Partia Demokratike ditën e sotme njoftoi se ka paditur në SPAK, Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi lidhur me dosjen e inceneratorëve. Ina Zhupa tha se selia blu po tenton që ta ndihmojë SPAK-un për hetimet. Sipas saj, Agaçi ka kaluar një procedurë që nuk ia lejon ligji për inceneratorët që është, “negocim pa shpallje” për impiantin e Elbasanit.
“PD ka vite që denoncon aferën e inceneratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro. Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të paraqitet sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z.Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, është një shkresë e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014. Në këtë shkresë Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur për procedurën për koncensonin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Një procedurë me negocim pa shpallje, i kërkonte mendim sipas rregullit. APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish ministri Koka i dërgon një letër të dytë.
Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së ciles është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësi sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi të institucionit dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projekt akteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave.
Në përgjigje APP thotë “ Ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; e hapur, e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ministri Koka), është një procedure që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Ëngjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese” tha Zhupa.
/5pyetjet.al