-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Patozi ironi me Bashën: Edhe fituesi duhet ta mendojë një ditë humbjen

Kryesoret

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike dhe n/kryetar i PD-së, Astrit Patozi ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve, i cili tha sot se në votime morën pjesë vetëm 30% e qytetarëve të detyruar dhe nën presion dhe se nuk ka humbur kurrë asnjë betejë.

“Domethënë këta që nuk kanë shkuar të votojnë dje qenkan të gjithë me PD-në zyrtare. Që i bie fitore publicitare me mbi 70 përqind. Ashtu duhet të jetë, në fakt, se ndryshe nuk do të dilte para të gjithëve Lulzim Basha që të përshëndeste zgjedhësit e vet për suksesin.

Me sa duket e ka harruar që e ka përdorur një herë këtë metodë 3 vjet të shkuara, kur i bojkotoi fare zgjedhjet. Madje atëherë ishin bashkë me udhëheqësin e foltores dhe e këndonin në një duet perfekt këtë serenatën e fitores, duke i numuruar si të vetët të gjithë abstenuesit.

Nuk ka zgjedhur keq, se ata do të jenë gjithmonë shumicë, sa herë të ketë zgjedhje në Shqipëri, besoj edhe për nja 50 vjet të tjera.

Kështu që në gjithë këtë gurgule i takon të ketë humbur vetëm doktorin. Atë duhet ta llogarisë që nuk e ka më kurrë, jo vetëm për këngë, por as për të vajtuar në rast, larg qoftë, të ndonjë disfate. E cila nuk mund të përjashtohet se mund të vijë një ditë, edhe pse deri tani nuk ka pasur fare shanse të ndodhë” shkruan Patozi.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit