-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beniada: Nuk e kisha problem të futesha midis Donaldit dhe Borës, por…

Kryesoret

Dy nga ish-banorët më të lidhur në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin Beniada Nishani dhe Donald Veshaj. Ata krijuan një lidhje të ngushtë me njëri-tjetrin aq sa u përfol që mes tyre kishte lindur edhe një pëlqim.

Mirëpo, duket se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi ka qenë vetë modelja, e cila ka hedhur poshtë zërat. E ftuar në “E diell”, Beniada tregoi se e ka parë Donaldin gjithmonë si vëllain e saj të vogël.

“Po të më kishte pëlqyer Donaldi unë nuk do kisha pasur asnjë problem për ta treguar. Unë nuk e njihja fare atë nga jashtë, por në qoftë se do e kisha pëlqyer do t’ia kisha thënë se unë nuk e kam atë frikën. Unë kam folur gjithmonë mirë për Donaldin se kisha një simpati në anën njerëzore, e shikoja si vëllain tim të vogël. Unë nuk e njihja as personin që ai kishte një lidhje jashtë, unë mund të isha futur pa problem në mes por nuk kisha një ndjenjë për të”, deklaroi modelja.

Kujtojmë që Donaldi ditët e fundit është përfolur për një rikthim me Beatrixin, me të cilën nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit