-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjashtë kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin ka gjashtë kërkesa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Nëse Kievi i pranon kostoja do të jetë shumë e lartë, pasi bëhet fjalë për heqje dorë nga territori, por edhe aspiratat për në NATO.

6 kërkesat

1. Të braktisë aspiratën e Kievit për anëtarësim në NATO dhe të marrë një status neutral nga Ukraina.

2. Të vendoset rusishtja si gjuhë e dytë shtetërore dhe të shfuqizohen të gjitha ligjet që kufizojnë këtë status.

3. Njohja e Gadishullit të Krimesë si territor rus.

4. Njohja e pavarësisë së Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut brenda kufijve administrativë të dy rajoneve (përfshirë territoret e kontrolluara aktualisht nga Ukraina).

5. Ndalimi i veprimtarive të partive dhe organizatave publike ultra-nacionaliste, naziste dhe neo-naziste.

6. Çmilitarizimi i Ukrainës, që nënkupton braktisjen e plotë të armëve që mund të përbëjnë një kërcënim për Rusinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit