-sidi education-spot_img
19.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata merr vendimin, mbeten në burg të dy, Simoni dhe Marku

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg kreun e njësisë administrative Kallmet Besnik Simoni dhe 41-vjeçarin Altin Marku.

Seanca u zhvillua me spitalin e Traumës në Tirane ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra nga përplasja me arme ditën e premte.

Pas veprimeve hetimore, Policia doli ne konkluzionin se kryetari i Njësisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni, dhe 41-vjeçari Altin Marku kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit, por blutë nuk kanë arritur të gjejnë ende armën e përdorur nga Simoni.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku, i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin pasur probleme prej më shumë se 1 viti.

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, zyrtari i pushtetit vendor do të merret në pyetje, ku do të japë edhe versionin e tij në lidhje me ngjarjen.

Përplasja me arme në Kallmet të Lezhës, ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta të ditës së premte në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht, Policia raportoi se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me të në makinë ndodhej edhe një person tjetër, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime. Ky i fundit e mori të plagosurin dhe e dërgoi me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës e më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Por, 4 orë me vonë kur blutë gjetën të plagosur në krah edhe autorin në banesën e një të afërmi të tij në fshatin Kallmet, dolën në konkluzionin se ka pasur përplasje me armë zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit