-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shpallur në kërkim për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari nga policia e Elbasanit

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 46-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Bëhet fjalë për Kristjan (Aurel) Spahi i cili ishte dënuar në mungesë me 9 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burg.

Gjithashtu është arrestuar edhe 30 vjeçari Aldo Sabriu i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje e disa orendive shtëpiake në një banesë ku jetonte me qira, si dhe nuk i ka bërë pagesën e qirasë pronarit të banesës, shtetasit M. L.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim. 

Nga shërbimet e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Korçë, është kapur shtetasi Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.  Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme. 

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Gjirokastër, është bërë e mundur kapja e shtetasit A. S., 30 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Gjirokastër, më datë 07.04.2022, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në një banesë ku jetonte me qira, si dhe nuk i ka bërë pagesën e qirasë pronarit të banesës, shtetasit M. L.  Ky shtetas i ka kaluar Komisariatit të Policisë Tepelenë, për veprime të mëtejshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit