-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U nis të blinte bukë, por luftoi me pitbullët, pronari: Më dolën nga “kafazi”

Kryesoret

Një e moshuar përfundoi në spital pasi u sulmua nga dy qen të racës pitbull mesditën e së martës në Tiranë. Ndërkohë, detaje të reja janë mësuar mbi këtë ngjarje, ndërsa është zbardhur edhe dëshmia e të zotit të qenve.

66-vjeçari, i zoti i qenve, ka treguar habi në lidhje me ngjarjen pasi ka pretenduar se dy qentë ishin të izoluar në shtëpi, por Policia ka treguar se ka marrë me dhjetëra herë telefonata nga banorët e atij pallati në lidhje me kërcënimin që iu vinte nga qentë që mbaheshin në katin e parë. Sipas të dhënave të Policisë mësohet se gruaja ka dalë në orën e drekës të blejë bukën te një furrë në lagje.

Ajo sapo ka zbritur shkallët e katit të parë dhe ka tentuar të kalojë në oborrin e pallatit i janë vërsulur dy qentë që ajo i ka njohur mirë se i përkasin fqinjit të saj. Ka ulëritur me të madhe nga frika dhe nevoja për ndihmë e për pasojë ka pasur fatin që ka pasur njerëz në rreth e rrotull, të cilët i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Dy qentë e kanë lëshuar menjëherë të moshuarën por ndërkohë ajo kishte marrë plagë në të dy këmbët. Banorët e tmerruar e kanë nisur menjëherë në drejtim të Spitalit Ushtarak gruan dhe për fat ka mundur të shmangë gjakderdhjen prej plagëve të marra.

Sipas të dhënave të Policisë, saktësohet se burri i vënë në pranga, i cili është edhe i zoti i dy qenve ka kohë që është paralajmëruar nga policia që të merrte masa për izolimin e pitbullëve, që jo pak herë kanë qenë shqetësim. Gruaja i ka thënë Policisë se kishte kohë që ishin të frikësuar prej tyre dhe tashmë ndodhi, ndërsa i zoti i tyre ka treguar se nuk e di se si janë hapur dyert dhe se kush i ka hapur që dy qentë kanë dalë përjashta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit