-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Luli në gjumë”! Berisha “përplaset” me Spiropalin: Ti nuk ke turp, je ordinere-LIVE

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali u përfshinë në replika të forta në Kuvend. Ministrja e akuzoi se koha e tij përfundoi dhe se nuk do të kthehet kurrë më në pushtet, ndërsa i numëroi të gjitha të “zezat” që sipas saj ka bërë dhe “thumboi” Bashën duke thënë se erdhi vonë dhe iku nga Kuvendi se i erdhi gjumi.

Sali tre piramida ke ndërtuar në jetë; piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh.

Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se je gjallë. Politikisht se kështu ju uroj që të rroni 100 vite. Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë.

Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30” tha ajo.

Por lideri historik i së djathtës shqiptare rëndoi gjuhën në përgjigjen që i dha ministres Spiropali.

Kur nuk ke turp thua gjithçka dhe bën gjithçka. Kam përballë një organizatë kriminale të vërtetë që ka përdorur cdo ditë të pushtetit për të plaçkitur pasuritë e shqiptarëve. Zonja që foli, që thirret rëndomë “zonja 5 milionëshe”, nuk hyn te anëtarët e mëdhenj të organizatës, por të bromjur të saj.

Ndaj ju shani me gjuhë ordineri dhe të përdorë fjalë që një grua që i thotë vetes e tillë nuk ja lejon. Jo se fjalori më mungon t’ju them një për një, por goja ime frenohet kur vjen përpara një zonje. Por cfarë ke zonjë, pse e ke këtë qesëndi? Sa shpirtra shqiptarësh peshojnë mbi ty nga covidi. Unë kam folur se jam mjek, jam njeri” ishte fjala e tij, që më pas ia mbylli Nikolla.

Elisa Spiropali replikoi duke thënë se të gjithë e njohin se kush është Sali Berisha. “Ai ka gojën dhe gjuhën më të ndryrë që ka pasur një politikan në shqiptari. Të gjithë e njohin Sali Berishën” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit