Arben Imami dhe Jozefina Topalli ishin dy nga “xhaketat” e vjetra që Sali Berisha riktheu edhe njëherë në PD-në e re që po pretendon që të ndërtojë për të ardhur në pushtet. Në fjalën e tij përpara demokratëve, Imami u shpreh se dera për të rinjtë duhet të hapen, por “palca e partisë duhet mbajtur”.
“Primaret do të hapin rrugën për njerëz të rinj, modele të komuniteteve ku jetojnë. Ka njerëz në këtë vend, me kontribute dhe aftësi. Partia duhet të jetë e hapur për ata, por edhe një vërejtje.
Të mos mbetemi me formulimet e vjetra, “të rinj dhe të vjetër”, këto ishin parullat komuniste të para 20 viteve, kur thoshin “Nano, Berisha duhet të ikin se kanë kaluar moshën, këta u plakën por mbetën “Peter Pan” si kryeministra dhe kryetar partie, Rama, Basha, etj” tha ai.