-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunoi macen në tavernën greke, arrestohet shqiptari

Kryesoret

Karateisti me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e sotme në Greqi, pasi i është publikuar një video teksa ka dhunuar një mace.

Ai ka qenë i ulur në një nga tavernat në Greqi, kur ka joshur macen e vogël ti afrohej dhe më pas e ka gjuajtur atë me shkelmë.

Në fakt, sipas informacioneve, 30-vjeçari është i etiketuar për drogë dhe është identifikuar nga tatuazhi në këmbë i cili shfaqet në video me abuzimin e maces. Kujtohet se torturimi i kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

Lajmin për arrestimin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos .  Siç shkruan ai në Facebook: “Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit