Policia njofton se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor në Mramor të Prishtinës. Në mënyrë të njëjtë i është kundërpërgjigjur edhe zyrtari policor, dhe në vendngjarje kanë mbetur të plagosur dy të dyshuarit.
Ngjarja ka ndodhur të dielën dhe në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja plumbash.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar, teksa motivet mbeten akoma të panjohura.
“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull (zyrtar policor). Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.