Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën që lidh fshatin Rrilen me fshatin Mylte ku një automjet ka përplasur një 14-vjeçar.
Automjeti ka përfunduar jashtë rrugës në një kanal.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident. Nuk bëhen ende të ditura shkaqet e aksidentit.