-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj thirri grupin, Garo: Farsë e turpshme

Kryesoret

Komisioni i Rithemelimit, ka dalë kundër mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të thirrur nga kryetari i mandatuar Enkelejd Alibeaj.

Përmes një konference për mediat, drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo se nuk e njohin më për kryetar të grupit Alibeajn, por si deputet të thjeshtë.

“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha ajo.

Alibeaj deklaroi një ditë më parë se do të mbledhë grupin sot në orën 17:00 për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

“Lidhur me disa veprime të deputetit Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit nga çdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, deputeti Alibeaj nuk përfaqëson as PD as grupin e saj parlamentar. Megjithëkëtë përfshihet në farsën e turpshme të Ramës”, u shpreh Garo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit