Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle masive, për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Si rezultat janë arrestuar dy persona, Erion Haxhiu dhe Ardjan Paja, pasi në tokat e tyre janë gjendur të mbjellur 320 bimë cannabis sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.









