Sali Berisha akuzoi mbrëmjen e së enjtes Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën si përgjegjës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të një vitit më parë në Elbasan.
Nuk vonoi shumë dhe reagimi me akuza të rënda erdhi menjëherë nga Gazment Bardhi. Ai akuzoi familjarët e Sali Berishës për përgjegjësi direkte në shpërthimin e Gërdecit, që humbën jetën 26 persona.
Pas këtyre përplasjeve ka reaguar me anë të një statusi në Facebook deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, i cili akuzon “Rithemelimin se ka nisur një sulm të fëlliqur këtë të premte ndaj deputetëve të PD”.
“Rithemeluesit”, dhe dominuesit 32 vjeçar të PD, të pushtetit dhe ekonomisë së vendit, kanë filluar sot një sulm të fëlliqur ndaj deputetëve të PD-së ! E refuzoj me indinjatë këtë propagandë të tipit Enver Hoxha !”, shkruan Gjekmarkaj.