-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj takohet me Escobar në SHBA

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është pritur nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë.

Ai ka thënë se gjatë bisedës me Escobar ka shprehur përkushtimin e tij për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse dhe të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën”, shkruan Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit