Kryeministri Edi Rama nga selia e PS-së, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është rikthyer për herë të tretë sulmit mbi Prokurorinë e Posaçme. Të shtunën Edi Rama i kërkoi SPAK-ut hapur, që të arrestonte Ilir Metën dhe Sali Berishën. Sot ai tha se është i zhgënjyer, se SPAK ka “kafshuar” vetëm nga krahu i socialistëve.
“Disa e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë. Por për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet, sepse SPAK-u së shpejti mbush tre vjet, vettingu edhe pak javë mbush pesë vite dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për drejtësi të barabartë mbush 35 vite.
Prandaj që dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi, në emër të forcës që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vet, morale, politike dhe profesionale, por edhe si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë.
Për shkak të mos gjithanshmërisë së spektrit të hetimeve, unë besoj që të drejtën në këtë moment, që në një farë mënyre mbyll një cikël dhe hap një të ri, që ta ndajë me opinionin qëndrimin tim për punët e drejtësisë së re nuk ma heq askush. Kujtoj që i kam mbështetur të gjitha veprimet e SPAK-ut, pa asnjë koment, zero. Përveç inkurajimit” tha ai.