Shorti në gjykatën e Apelit të Tiranës ka vendosur sot që trupa e përbërë nga Elona Toro relatore, Genti Shala dhe Edlira Petri anëtarë të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso që kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj të mos jetë palë në proces.
Shkalla e parë njohu grupin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së, por Alibeaj e çoi në Apel. Ndërkohë që grupi i Berishës i kërkon gjykatës së Apelit që të rrëzojë kërkesën e kryetarit të grupit për të qenë palë në proces.
Gjithashtu, referuar akuzave të Sali Berishës për gjyqtaren Blerina Muca, që pranoi që Enkelejd Alibeaj të jetë palë në proces, Apeli kërkon nga politika, referenca shkon për Sali Berishën që të mos ketë intimidime.