-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga e despotëve

Kryesoret

Pushteti e siguron hakmarrjen me goditje populizmi, polarizimi dhe pas të vërtete. Në çfarë synojnë autokratët e rinj sipas Moisés Naím.

Nga fundi i pushtetit, tek hakmarrja e pushtetit, bile të një pushteti gjithnjë e më autoritar, që rrezikon të shkatërrojë edhe demokracitë më të pjekura me goditje “3 P”: populizëm, polarizim, pas e vërtetë. Është kjo parabola shqetësuese për të cilën Moisés Naím ka dhënë alarmin në dy libra. I pari në 2013: “The End of Power: From Boardrooms to Battlefields and Churches to States, Why Being In Charge Isn’t What It Used to Be”. Titulli me të cilin u botua në italisht: “Fundi i pushtetit: Nga këshillat administrativë tek fushat e betejës, nga kishat tek shtetet, pasi pushteti nuk është ai i dikurshmi”. I dyti, që vjen 9 vite më pas, është “The Revenge of Power: How Autocrats Are Reinventing Politics for the 21st Century”. Përkthimi literal i titullit në italisht do të ishte “Hakmarrja e pushtetit: Si autokratët po rishpikin politikën në shekullit e XXI”. “Por në italisht do të dalë në tetor, për Feltrinelli”, na thotë Naím. Në anglisht ka dalë menjëherë pas shpërthimit të luftës apo jo? “Më 22 shkurt ka dalë libri në treg. Më 24 ka ndodhur pushtimi”.

Praktikisht në tekst i jepet shumë hapësirë Putinit. Në kapitullin e parë, mbi “Luftën globale kundër peshave dhe kundërpeshave”, tregohet si një prej shembujve maksimalë të liderëve që ndryshojnë kushteutën në favor të zgjatjes së pushtetit, si Hugo Chávez apo Evo Morales. Në kapitullin e 3, “Instrumenta të pushtetit”, shpjegohet se pse “Rusia e Vladimir Putinit na jep shembullin ilustrues të përdorimit të parave si instrument pushteti”. Në kapitullin e 7, “Pushteti pas të vërtetës”, “fabrika dei trollëve” e Putinit tregohet si shembulli maksimal i një teknike informimi që shfrytëzon pushtetin modern të socialëve jo edhe aq për të afirmuar të vërteta alternative sesa për të mbjellë dyshimin për gjithçka, nëpërmjet përhapjes së një ridhënie zërash edhe në kontradiktë midis tyre. 

Në të njëjtin kapitull kujtohen edhe ato atentate të 1999 që ju atribuan çeçenëve dhe që Litvinenko i zbuloi në fakt si një miell në thesin e Putinit: motiv për të cilin u helmua. Dhe qysh atëhere politika e “false flag” ka qenë paksa një konstante e presidentit rus. Në kapitullin e 8, “Shtete mafioze, qeveri kriminale”, kujtohen teoritë e Charles Tilly dhe Mancur Olson mbi shtetin që do të lindte si një lloj strukture mafioze që arrin të imponohet mbi territor dhe aq më pas evoluon deri sa të arrijë me shtetin e së drejtës demokratike të ruajë gjithçka, për ta paraqitur Putinin si shembullin maksimal të një lloj autokrati që operon për ta ritransformuar shtetin në strukturë mafioze.

Por sidomos në kapitullin e 9, “Autocratët 3P bëhen globalë”, tipi i taktikës me bazë pas të vërtete e përdorur nga Putini për të pushtuar Krimenë dhe Donbasin me ushtarë rusë të maskuar si separatistë vendorë është një njoftim kërëcnues i asaj që pikërisht po shikojmë. Ajo që ka ndodhur është një konfirmin ose ka në libër diçka për t’u shtuar apo ndryshuar? “Është një model ekstrem, por ekstremët ilustrojnë shumë mirë atë që kam dashur të them. Putini është një shembull shumë i qartë i asaj që e kam quajtur Autokrat 3 P: ashtu siç edhe Trump”.

Naím na e thotë me një italishte të mirë, edhe pse me një theks qartazi jenki. Megjithëse duke qenë përsosshmërisht midis kulturs anglosaksone dhe hispanike, faktikisht, ka lindur në Libi më 1952 në Libi nga një familje hebraike babai i së cilës ishte përfaqësues i Assicurazioni Generali të Venezia dhe partner lokal i kompanive të rëndësishme italiane, ndërsa e ëma menaxhonte një shkollë për fëmijët në lagjen hebraike. Të kërcënuar nga antisemitizmi në rritje erdhën në Itali kur ai ishte 4 vjeç, për t’u transferuar më pas në Venezuelë. Studioi në Universidad Metropolitana të Caracas, mori pastaj Masterin dhe Doktoraturën në MIT e Boston, qe midis 1977 dhe 1988 pedagog i Ekonomisë dhe drejtor akademik i Instituto de Estudios Superiores de Administración (IESA) në Venezuelë, për t’u bërë më pas midis 1989 dhe 1990 ministër i Ekonomisë dhe Industrisë së Venezuelës. Në vijim drejtor i revistës “Foreign Policy” nga 1996 deri më 2010, më pas nga 2011 regjisor dhe prezantues i një programi televizic që quhet “Efecto Naím” dhe që shikohet në të gjithë Amerikën Latine, Çmim Ortega y Gasset, ish drejtor ekzekutiv i Bankës Botërore, sot anëtar i Carnegie Endowment for International Peace, konsiderohet midis 100 mendimtarëve influentë në botë. Por qëndrimi tij edhe pse i shkurtër në qeveri është thelbësor për të dy librat që përshkruajnë këtë parabolë të pushtetit.

Faktikisht Naím rrëfen se ndjesia qendrore e përvojës së tij si ministër qe ajo e mosqenies në gradë të përcaktonte asgjë. Libri i 2013 shpjegonte kështu sesi pushteti po bëhej gjithnjë e më i dobët dhe më i pakët: më i lehtë për të fituar, por shumë më i vështirë për t’u ushtruar dhe më i thjeshtë për t’u humbur. Teorikisht, kundërvënia e mikropushteteve dhe establishmentit mund të ketë efekte virtuoze: përmbysjen e tiranëve dhe eliminimin e monopoleve. Por në praktikë mund të çojë thjesht edhe në kaos dhe në paralizë. Ndërsa në 1977, për shembull, 89 vnede qeveriseshin nga autokratë, në 2013 mbi gjysma e popullsisë botërore jetonte nën regjime demokratike. 

Pastaj në mesin e dytë të 2010, 10 fondet e para spekulative të botës kishin regjistruar fitime më të larta se ato të përgjithshme të 6 bankave më të rëndësishme. Tendenca të tjera: administratorët delegatë e nënshtruar kufizimeve më të mëdha dhe në post për një periudhë më të shkurtër se ajo e paraardhësve të tyre; instrumenta moderne lufte më ekonomike dhe më të aksesueshme, aq sa grupe si Hizballahu mund t’i lejonin vetes blerjen e dronëve. Kush mbante pushtetin kërkonte ta ruante duke ngritur barriera të rëndësishme, por që opozitarët arrinin të çinstalonin më më lehtësi dhe më shpejt se kurrë. Përveç se më pas për të zbuluar, me të fituar pushtetin, vetë cënueshmërinë e tyre. nga këtu frustrimi. Jo vetëm qeveritarët, por edhe të qeveritarëve: prej pamundësisë për të parë të mbahen premtimet elektorale dhe prej ndjesisë së përgjithshme për të qenë të braktisur, përballë problemesh pasigurie mbi statusin e tyre që përshpejtimi i novatorizmit teknologjik tentonte të rriste.

“Faj i neoliberalizmit që pas 1989 ka imponuar ideologjinë e “laissez faire, laissez passer”, ishte një kritikë popullore, që ka lindur nga e majta, por që më pas ka depërtuar edhe djathtas. Në realitet, vështirësia e politikës ishte më shumë e përcaktuar nga kompeksiteti në rritje i problemeve dhe nga natyra e tyre gjithnjë më shumë globale që qeveritë kombëtare nuk mund t’i përballojnë: nga këtu lindja e sovranizmit, në iluzionin se ky globalizim i problemeve mund të përballohet me rivendosjen e thjeshtë të kufijve. 

Pikërisht qeveria të cilës Naím i kishte qenë pjesë qe viktimë e këtyre tentativave të reagimit, kur Chávez provoi t’i bëjë një grusht shteti. “The Politics of Fandom” është titulli kapitullit të 2. Tema është pikërisht ai i një lloji të ri lideri që modelohet mbi yjet e televizionit apo të kinemasë, të këngës apo të sportit, dhe ndjekësit  e të cilit ngjasojnë pikërisht me tifozët apo me fansat sesa me militantët politikë tradicionalë. Në një moment të caktuar Naím tregon: “Jam rritur në Venezuelë dhe përvoja e shikuarit të Chávez ta trasformojë famën e tij në pushtet dhe pushteti i tij në celebritet më ka shënuar.

Ja pse, për mua, ngjitja e Trump ka qenë shqetësuese. Kam shikuar rrethin që ka përmbytur politikën amerikane në 2016 me një temrr të mbytur në déjà vu. Istrionizmat, përgjigjet e lehëta, denoncimet e tërbuara nga një elite nebuloze që e ka kuptuar shumë vonë rrezikun… Unë e kisha parë tashmë këtë film më parë. Vetëm se kurrë në anglisht”.

Jo rastësisht, menjëherë pas zgjedhjes së Trump, Naím shkroi subjektin e një serie që në 2017 rrëfeu jetën e vetë Chávez në 102 episode për një televizor kolumbian. Në këtë rast i kishim bërë një intervistë për “Il Foglio”, ku i kishin kërkuar se mos ishte pikërisht fundi i pushtetit me origjinën e valës populiste. Përcjellim përgjigjen e atëhershme: “Ka mundësi është kështu. Njerëzit dëshirojnë një pushtet që zgjidh gjërat, dëshiron mbrojtje, dëshiron të dëgjojë se ësht dikush në pushtet, dëshiron të dëgjojë se është dikush që po mbron interesat e tyre dhe për këtë i besohet Trump, por që në fund nuk arrijnë të bëjnë asgjë edhe ata”.

Nuk dijmë se kjo ka qenë burimi i frymëzimit, por ky libër i fundit ëëviz saktësisht përgjatë kësaj linje analizash. Pikërisht për kërkesën e mërzitshme të një pushteti në gjendje të vendosë po përfitojnë autokratët aspirantë që tashmë janë zgjedhur të gjithë në demokraci, por punojnë më pas për ta çinstaluar. “Shpesh janë novatorë, por që nuk përdorin instrumenta të rinj, por ndjekin një rol shumë ndryshe. Risitë e tyre politike e kanë ndryshuar thellësisht mënyrën ku pushteti fitohet dhe mbahet në shekullin e XXI”.

“Një formë pushteti e kufizuar dhe kontigjent nuk do të mjaftojë për të kënaqur autokratët aspirantë që kanë mësuar të shfrytëzojë tendenca si migracione, dobësi ekonomike e shtresës së mesme, politikë identitare, frikërat e ngjallura nga globalizimi, pushteti i mediave sociale dhe dalja e inteligjencës artificiale. Në të gjitha zonat gjeografike dhe në çdo lloj rrethane kanë demonstruar se e duan pushtetin pa kufizime dhe e duan përgjithmonë. Këta autokratë aspirantë duhet të përballojnë një seri të re opsionesh dhe kanë grupe të rinj instrumentash që mund të përdorin për të rivendikuar një pushtet të pakufizuar. Shumë prej këtyre instrumentave nuk ekzistonin vetëm pak vite më parë. Të tjerë janë të vjetër, por kombinohen në mënyra të reja me teknologji emergjente dhe tendeca të reja sociale për t’u bërë shumë më të fuqishëm nga sa nuk kanë qenë asnjëherë më parë. Ja pse në vitet e fundit kemi asistuar në suksesin e një race të re kërkuesish të pushtetit: lideri jokonvencional që kanë asistuar në dekadimin e pushtetit tradicional dhe kanë kuptuar se një qasje rrënjësisht e re mund t’u hap atyre mundësi deri më tani jo të shfrytëzuara. Kanë lindur në të gjithë botën, nga vendet më të pasura tek më të varfërat, nga më të sofistikuarit institucionalisht tek ato më të prapambeturit. Kam në mendje këtu Donald Trump, natyrisht, por edhe venezuelianin Hugo Chávez, hungarezin Viktor Orbán, Rodrigo Duterte e Filipineve, Narendra Modin e Indisë, brazilianin Jair Bolsonaro, turkun Recep Tayyip Erdogan, Nayib Bukele e El Salvadorit dhe shumë të tjerë”.

Gjithmonë në kapitullin e 9 vëren se “prej 25 vendeve më të popzulluara të botës, 4 janë autokraci që nuk mbahen mbi bazën e strategjisë 3 P (Kina, Egjipti, Vietnami dhe Tailanda) dhe 10 të tjerë kanë parë liderë të ngjiten në pushtet nëpërmjet përdorimit të populizmit, polarizimit dhe pas së vërtetës: India, Shtetet e Bashkuara, Brazili, Rusia, Meksika, Filipinet, Turqia, Irani, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia”.

“Këta autokratë të rinj kanë eksperimentuar teknika të reja për të fituar fuqi të pakufizuar dhe më pas për ta ruajtur sa më gjatë të jetë e mundur. Objektivi i tyre final, jo gjithmonë i arritshëm, por gjithmonë objekt i një lufte të ashpër për ta fituar, është pushteti për jetën. Çdo tendencë që dobëson pushtetin e tyre konsiderohet një kërcënim”.

“Këta liderë po i përshtaten panoramës së re, duke improvizuar taktika të reja dhe duke riprojektuar ato të vjetrat për të rritur aftësinë e imponimit të vullnetit të tyre mbi të tjerët. Pavarësisht rëndësisë së madhe kombëtare, kulturore, diferencat institucionale dhe ideologjike midis vendeve nga ku dalin, rolet e tyre duken çuditërisht të ngjashëm. Për shembull, presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro dhe meksikani Andrés Manuel López Obrador nuk ka sesi të mos jenë ideologjikisht ndryshe, as më të ngjashëm më stilin e tyre të lidershipit. El Salvadori i vogël, i varfëruar dhe i prapambetur dhe superfuqia masive dhe e sofistikuar e Shteteve të Bashkuara nuk ka sesi të mos jenë vende më të ndryshme, por Nayib Bukele dhe Donald Trump qeverisin me një rol çuditërisht të ngjashëm”.

Formula për këtë personazhe ësht pikërisht e mbledhur në tre P: “Liderë politikë që arrijnë pushtetin në mënyrë të arësyeshme me zgjedhje demokratike dhe më pas çmontojnë kontrollet ndaj pushtetit ekzekutiv nëprmjet populizmit, polarizimit dhe pas së vërtetës”.

“Në realitet, janë tendenca që ekzistonin më parë”, na shpjegon Naím. “Por në shekullin e XXI kanë fituar një fuqi të paprecedent”.

“Populizmi ngatërrohet shpesh me një ideologji, por në realitet populistët mund të jenë të djathtë e të majtë. Për vende të zhvilluara të pasura dhe vendeve të nënzhvilluara të varfëra. Kështu që nuk është një ideologji, por një mënyrë për fitimin e pushtetit e bazuar mbi thënien e famshme “divide et impera”. Ka një popull finsik – të cilit autokrati aspirant i ofrohet si mbrojtës – viktimë e një elite të pangopur. Populizmi, gjithmonë i ekzistuar, është amplifikuar nga një polarizim që megjithatë ka ekzistuar gjithmonë. Vetë demokracia bazohet mbi një konflikt midis ideshë të ndryshme, por tani idetë po zëvendësohen nga identitetet: të gjinisë, seksualitetit, të politikës, të fesë, nga pikëpamje të ndryshme mbi globalizimin, mbi emigracionin, mbi racën. Nuk ka më një vend me shumë komponentë, por tribu njëra kundër tjetrës të armatosura dhe pas e vërteta thekson populizmin dhe polarizimin. Edhe propaganda ka ekzistuar gjithmonë, por me rrjetet sociale fiton një fuqi të paprecedent”.

Këmbëngulet shumë në këtë moment mbi rolin e Rusisë tek pas e vërteta… “Por është një gjë e llojit të e kishin bërë kompanitë amerikane prodhuese të cigareve në vitet ‘50 e ‘60, për të luftuar dëshmitë në rritje mbi dëmet e duhanit”.

Është për shkak të faktit që politika nuk arrin më të zgjidhë problemet që identitet ze vëndin e programeve? “Pikërisht. Përballë pasigurisë, kërkohet strehim në një vendstrehim tribal”.

Por Putini ka besuar aq shumë në vetë propagandën e tij sa që ka rënë në një kurth. Edhe regjimi kinez, me furinë që të besojë në propagandën e tij e të pasurit të metodës fitimtare për të zgjidhur Covid-19, gjendet tani me lockdown e Shanghait dhe Pekinit. Nuk është se fundi i pas së vërtetës drejtohet kundër kujt i praktikon? “Po, ama më pas autokracitë kanë një metodë të tyren autoritare për ta zgjidhur problemin. E kemi parë me represionin në Rusi kundër kujt protestonte për luftën. Pastaj unë kam një preokupim, që është kombinimi i një bote të goditur nga inflacioni dhe me dyshime për demokracinë. Kjo është një epokë ku shumica e madhe e popullsisë në planet që nuk e ka njohur kurrë inflacionin dhe ku ka dyshime të mëdha mbi aftësinë e demokracisë për të zgjidhur problemet e përditshme të njerëzve. Kombinimi midis të dyja gjërave mund ta hedhë tej ndonjë demokraci dhe ta bëjë më të vështirë mbrojtjen e të tjerave!”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit