-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhje në PD, Basha kujton kryengritjen kundër komunizmit

Kryesoret

Ish lideri i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar kryengritjen e Qafës së Barit të ndodhur 38 vite më parë, në 22 maji 1984.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha është shprehur se këmbëngulje të tilla për liri nuk duhen lënë në harresë dhe as mbetjet e komunizmit nuk duhen të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës.

Postimi i Lulzim Bashës

Me 22 maj 1984, 11 vite pas kryengritjes së Spaçit, në një tjetër burg mizor të diktaturës komuniste ringriti krye shpresa për liri dhe kundër padrejtësisë.Sot përulemi me respekt para heroizmit të martirëve të revoltës së Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dhe qindra bashkëvuajtësve të tyre, të burgosur politikë që sfiduan me kurajo regjimin gjakatar nga brenda kampit të vuajtjes, ku dhuna e egër ishte e vetmja gjuhë me të cilën diktatura u komunikonte mizoritë e saj njerëzve të lirë, që nuk u dorëzuan kurrë përballë regjimit.Revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste, e bashkë me vendet e kujtesës, përbën një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar për të mos lejuar që harresa të fshijë vuajtjet dhe sakrificat që farkëtuan shpirtin e rezistencës ndaj regjimit mizor, për të mos lënë mbetjet e komunimizit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës, për të mos e marrë kurrë lirinë si të mirëqenë.Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit