Partia Socialiste do të mbledhë Kryesine pasditen e kësaj të premteje për emrin e Presidentit që do të çojë nesër në Kuvend.
Kryesia e PS-së do të mblidhet në orën 17:00.
Kuvendi ka njoftuar mbajtjen e seancës së radhës, e cila këtë herë do të jetë raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në njoftimin e publikuar për mediat mbrëmjen e së enjtes, bëhet e ditur se seanca do të mbahet ditën e shtunë në orën 18:00.