-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta në një mendje me Ramën: Turqia, aleat i rëndësishëm strategjik

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Forumin Ekonomik, që po mbahet në Maltepe të Stambollit.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta e quajti Turqinë një aleate e rëndësishme strategjike e NATO-s, një partner shumë i vlerësuar rajonal dhe dypalësh, e cila është bërë gjithnjë e më shumë një faktor kyç për sigurinë evropiane dhe më gjerë.

“Teksa jemi mbledhur këtu, dua ta nis fjalën duke nënvizuar se Turqia është një aleate e rëndësishme strategjike e NATO-s, një partner shumë i vlerësuar rajonal dhe dypalësh, e cila është bërë gjithnjë e më shumë një faktor kyç për sigurinë evropiane dhe më gjerë.

Turqia ka mbajtur një barrë shumë të madhe gjatë viteve të kaluara, me një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin, si dhe në menaxhimin e një fluksi refugjatësh të përmasave të atilla për ta bërë atë vendin pritës më të madh në botë.

Turqia ka qenë gjithashtu një partner shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, përfshirë me qëndrimet e saj të qarta ndaj shtetësisë së Kosovës dhe angazhimin e saj konstruktiv për funksionimin shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës,” ka thënë Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit