Nga Dylber Balla
Për gjeneralmajor, Bajram Begaj qarkulloi në media ditën e djeshme se është vënë nën hetim nga SPAK për shpërdorim detyre.
Ai është dërguar në Prokurorinë e Posatçme nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.
“5pyetjet.al” kontaktoi me SPAK-un dhe ky i fundit mohoi të ketë nisur ndonjë hetim për kandidatin për Bajram Begajn.
5pyetjet.al: Përshëndetje! A ka Struktura e Posaçme anti korrupsion një hetim lidhur me shtetasin Bajram Begaj, gjeneral major, shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për procedimet 108/2021 dhe 109/2021 për shpërdorim detyre?
SPAK: Nuk ka hetim për Presidentin e ri.