-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ballkani i mbyll qiellin Rusisë! Lavrov anulon vizitën në Beograd

Kryesoret

Anulohet vizita e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, në Serbi pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij.

I njëjti burim ka konfirmuar raportimet se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin, me të cilin do të shefi i diplomacisë ruse do të udhëtonte për në Beograd të hënën. “Diplomacia jonë ende nuk e ka shpikur teleportimin”, tha burimi.

Të premten ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se ministri Lavrov do të qëndrojë në Beograd me 6 dhe 7 qershor. Paralajmërimi pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, me presidentin rus, Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia.

Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë.

Serbia ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, që vijon prje më shumë se tre muajsh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit