-sidi education-spot_img
32.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jeni frikacakë”, Tabaku: Pse nuk ngrini zërin për kompanitë e karburanteve?

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në foltoren e Kuvendit ka ngritur zërin kundër vendosje së çmimeve nga Bordi i Transparencës.

Po ashtu ajo është shprehur se një pjesë e deputetëve ka frikë të ngre zërin kundër kompanive të karburanteve. Tabaku ka shtuar se është i padrejtë fakti që qeveria ka shpërblyer kompanitë e ndërtimit por qytetarët janë lënë në errësirë totale.

“Me një bord me një fuqi të marr nga asnjë ligj, qeveria shqiptare ka muaj që përcakton çmimin e karburanteve, por çudia më e madhe ka ndodhur ditë e fundit, ku një pjesë e pikave të karburanteve kanë çmim më të ulët se ai që ka përcaktuar qeveria. Bordi është një sajes totalisht komuniste, i shpikur për të kontrolluar tregun ku ulen pronarët e kompanive të karburanteve bashkë me shtetin dhe ndajnë në tavolinë pazaret dhe diskutojnë për fitimet e tyre.

Qeveria bënë një akt normativ dhe vendos të shpërblejë me 80 milion euro kompanitë e rindërtimit. Në vend që të ndodhet pranë qytetarëve dhe bizneseve të vogla rrit me 80 milion euro fondin e rindërtimit. Përveç se kriminale dhe korruptive kjo kalon në kufijtë e arrogancës.

Duhet të kesh guxim të flasësh për kompanitë e karburanteve dhe shumë e kanë gojën mbyllur këtu, duhet të kesh guxim të denoncosh, por kushdo duhet ta gjej guximin se fundja prandaj jemi votuar,” është shprehur ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit