Myrteza Mehmetaj, është efektivi, i cili dyshohet se ka dhunuar Aldi Ramën, të riun, i cili në tetor të viti të shkuar vrau Saimir Hoxha dhe ky një punonjës policie.
Sipas dosjes hetimore prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, edhe pse i pandehuri është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës.
“Gjatë kohës kur Mehmetaj ka qënë me detyrë oficer policie në komisariatin e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurave të arrestimit të Aldi Ramës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit. Rasti është ndjekur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të cilët në atë periudhë kërkuan kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor ndaj 21-vjeçarit Aldi Rama. Në raportin e ekspertimit, mjekët konstatuan se dëmtimet në trup Rama, i ka pasur si pasojë e dhunës së ushtruar në ambjentet e brendshme të komisariatit Lezhë,” shkruhet ndër të tjera në dosje.
Mehmetaj së fundmi ka mbajtur detyrën si specialist tek burgjet. Ky oficer policie rezulton të jetë përfshirë dhe në konfliktin verbal me avokatet Gjergj Neli dhe Shaqe Marinaj, me datë 27 tetor të vitit 2020.