Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bisedimi me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, ka komentuar rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për ligjin e administrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ai tha se ai dekret po sillet me urgjencë në Parlament për ta rrëzuar dhe në mënyrë që qeveria të ndajë paratë me klientelën e saj.
“Ju i keni ndjekur zhvillimet në Sri Lanka. Ju e patë që populli i Sri Lankës përmbysi pushtetin e presidentit. Mediat më serioze të botës kanë krahasuar Shqipërinë me Sri Lankën dhe unë ju them ju se në shumë aspekte ngjasin si dy pika uji.
Ajo që patë në Sri Lanka dhe kjo që po ndodh në Shqipëri, kanë të njëjtat shkaqe. Sri Lanka para dy vitesh kishte borxhin 91%, sot e ka 119%. Shqipëria para 1 viti e kishte 81%, sot e ka 107%. Pra, rritja e borxhit në Shqipëri është më e shpejtë se në Sri Lanka, për të përfunduar me 120 apo 130% në fund të vitit.
Në Sri Lanka paratë e vjedhura ishin futur në valixhe në pallatin e Presidencial, në Shqipëri paratë e vjedhura vendosen në kontot bankare të të vdekurve, të pensionistëve, plus qindra milionë që përfundojnë në bankat off shorë. Në Shqipëri, më shumës e në Sri Lanka, u rritën çmimet dhe rriten vetëm nga vjedhja e qeverisë”, tha Berisha.