-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Burrështetasve shqiptarë s’u mungon gjithaq mençuria, sa ndershmëria

Kryesoret

Nga Kim Mehmeti

Të trembur nga lufta në Ukrainë, njerëzit gjithnjë e më shpesh pyesin se a do ketë luftë bërthamore? Përgjigja është e thjeshtë: Lufta bërthamore është thuajse e pashmangshme!

Të çoroditur nga plaçkitjet që i bëhen Shqipërisë, vëllezërit tanë të atjeshëm pyesin se a do mund ta ‘shpëtojnë’ vendin nga duart shkatërrimtare të ‘Rilindjes’, pa pasur nevojë për ngjarje si ato në Sri Lankë? Edhe përgjigja e kësaj pyetjeje është e ditur: Konflikti mes ndershmërisë shqiptare dhe mafies politike, është thuajse i pashmangshëm. 

Njerëzit gjithashtu pyesin: si është e mundur që sot, kur vetëdija dhe mençuria njerëzore janë në shkallën më të lart se kurdo qoftë më parë, luftërat të jenë edhe më shkatërrimtare se gjitha të mëparshmet?

Apo shqiptarët të pyesin: si është u mundur që sot, kur jemi më të arsimuar e më të ditur se kurdo qoftë më parë, të shtohet numri i burrështetasve hajdutë dhe i mafies politike?

Edhe përgjigjet e këtyre pyetjeve janë shumë të thjeshta: vetëdija dhe mençuria sot janë në shkallën më të lartë, por atyre u mungon ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali njerëzorë. E vetëdija dhe mençuria pa ndërgjegje, pa ndershmëri dhe pa moral, janë si kuajt pa drejtues e pa fre, të cilët pa ndalë i godet kamxhiku i interesave personale dhe i epsheve.

Dhe ka edhe diçka që, siç duket, nuk e kuptojnë shqiptarët që pyesin si ta shpëtojnë Shqipërinë nga krimi: se politikani pa ndërgjegje, siç është për shembull Kryeministri i Shqipërisë, jo vetëm se gjithmonë donë të jetë në epiqendër të vëmendjes publike, por edhe e posedon mjeshtërinë që i dallon burrështetasit e pandershëm dhe pa moral njerëzor; ta mbulojë atë që është, por që nuk duhet ta sheh populli, e t’i ‘shpalosë’ të paqenat që do donte populli t’i kishte.

Por sidoqoftë, mbetet e vërteta se pyetjet e shpalosin naivitetin dhe atë që nuk e kanë kuptuar njerëzit, pra pyetjet tregojnë se njerëzit kanë harrura që edhe armët shkatërrimtare i kanë shpikur shkencëtarët e mençur dhe të vetëdijshëm, e jo budallenjtë e mëhallës. Pra pyetjet e shqiptarëve tregojnë sa ata nuk e kanë kuptuar se shtetin nuk e dëmtojnë hajdutët e lagjes, por burrështetasit hajna, të cilëve nuk u mungon gjithaq mençuria, por ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali.

 Andaj neve nuk na mbetet gjë tjetër përpos të përballemi me përgjigjet e vërteta dhe, të mos harrojmë se historia njerëzore njeh përplot politikanë të ndershëm e të ndërgjegjshëm, që kanë dhënë dorëheqje, por nuk njeh asnjë hajdut e të pafytyrë,  që vullnetarisht e ka braktisur pushtetin.

Siç duhet të mos harrojmë se botën thuajse asnjëherë nuk e ka mbrojtur mençuria  dhe vetëdija e njerëzve, por ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali njerëzor. Dhe se zemra e së keqes njerëzore punon më vrullshëm se ajo e mençurisë dhe mirësisë, se botës së  sotme më shumë se kurdoherë më parë i mungon ndërgjegjja, ndershmëria dhe morali.

Dhe andaj ne shqiptarët nuk duhet të pyesim pse të huajt nuk na shpëtojnë nga hajnat tanë, ngaqë duhet ta dimë se ata e kanë përcaktuar sëmundjen vdekjeprurëse të shoqërive shqiptare – hajdutërinë – dhe shtiren se e kanë zbuluar edhe ilaçin kundër sa,j por në ndërkohë, duke mos e përdorur atë ilaç kurrë kundër burrështetasve kryehajdutë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit