Amnistia fiskale është kthyer një nga çështjet më problematike për bizneset si dhe nga dhomat e tregtisë amerikane dhe ajo gjermane.
Këto shoqata kanë sqaruar se legalizimi i 2 mln euro do të nxis evazionin fiskal dhe kolaps në biznese. Nga ana tjetër opozita ka shprehur shqetësimin se ky projektligj do të nxis krimin dhe trafikantët apo vrasësit do të kenë mundësi të legalizojnë të ardhurat e tyre.
“Askush nga ju, edhe ata që bëjnë 2 apo 3 punë nuk do të sigurojnë 2 mln euro për ti legalizuar, është ligj për kokat e krimit të Ramës që i ka vendosur në krye të qeverisë,” është shprehur Berisha.
Nga ana tjetër ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shprehur se pranë Tatimeve do të ngrihet një zyrë e posaçme, e cila prej 5 ditësh kërkesat nga subjektet duke ndër vepruar me institucionet shtetërore dhe po ashtu personat me të shkuar kriminale nuk do mund të legalizojnë të ardhurat e tyre.
Nga ana tjetër ekspertët e shohin të pamjaftueshme që në 5 ditë të bëhen të gjitha verifikimet.