-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama paralajmëron shpalljen e Berishës “non grata” dhe nga Britania e Madhe

Kryesoret

Pas SHBA-së, Sali Berisha do të shpallet “non grata” nga Britania, por edhe vendet e BE-së duke mos kaluar dot as Adriatikun. Izolim total. Këtë paralajmëroi sot në Kuvend, Edi Rama për Sali Berishën nga foltorja.

PD është një tufë varkash druri me lopata që ju gënjen mendja se do të përballeni me një anije.

Oqeanin e harruat disa, tani do të harroni edhe Gjibraltarin disa dhe shumë shpejt do të harroni edhe Adriatikun dhe vazhdoni të thoni se ne nuk pyesim se sovraniteti dhe dinjiteti” tha Rama.

Më pas Edi Rama, iu drejtua duke i thënë Sali Berishës; “ti je gogol me vulën e non gratës në ballë. Një i vdekur për së gjalli. Ti je non grata” i tha Rama Sali Berisha.

Ish-kryeministri u nis drejt foltores për të marrë fjalën, por Lindita Nikolla nuk ia dha. Megjithatë, Sali Berisha ato që kishte për t’ia thënë, ia tha Edi Ramës pa mikrofon.

Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit